Dy emigrantë janë rrahur në mes vete në Prishtinë, njofton Insajderi.
Policia e Kosovës ka raportuar se një shtetas i Algjerisë ka sulmuar fizikisht një shtetas të Marokut.
Gjithë ngjarja ka vijuar pas një mosmarrëveshje në mes tyre.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar.
Pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com