Prishtinë: Një këmbësor goditet nga motoçikleta

Prishtinë: Një këmbësor goditet nga motoçikleta

Një këmbësor në lagjen “Dardani”, Prishtinë është shkelur nga një motoçikletë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, saktësisht te rruga “Illaz Kodra”.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com