Prishtinë: Paguajani borxhin kompanisë së Mbeturinave, ose përfundoni tek përmbaruesi

Prishtinë: Paguajani borxhin kompanisë së Mbeturinave, ose përfundoni tek përmbaruesi

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, ka njoftuar të gjithë klientët se duke filluar nga data 15 shtator e këtij viti, do të fillojë procedimin e klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privat, njofton Insajderi.

Sipas kësaj kompanie, kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite.

“Duke pas parasysh faktin që Kompania ‘Pastrimi’, SH.A-Prishtinë, është kompani publike me vetëfinancfim, që nënkupton që të hyrat e mjeteve financiare i siguron vetë, mos pagesa e faturave të mbeturinave vështirëson punën e kësaj kompanie e sidomos gjatë periudhës së pandemisë”, thuhet në njoftim.

“Prandaj, përmbushja e një shërbimi sa më cilësor për ambientin në të cilin frymojmë ka koston dhe shpenzimet e veta financiare. KRM ‘Pastrimi’, Sh.A. njofton gjithë klientët se duke filluar nga data 15 shtator 2020 do të fillojë procedimin e klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te Përmbaruesit Privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite)”./Insajderi.com