
Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën “Agim Ramadani”, Prishtinë – ku ishte përfshirë automjeti ambulancës dhe një veturë e tipit “golf”.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Insajderi-n se nuk ka persona të lënduar.
“Nuk ka persona të lënduar, përpos dëme materiale”, tha ajo.
Ahmeti shtoi se shoferi i veturës që e shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Por, Policia i ka të gjitha të dhënat e tij.
Fotografia nga vendi ngjarjes. /Insajderi.com