Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur të martën në afërsi të një shkolle në Prishtinë, njofton Insajderi.
Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë filmuar teksa kishin ndaluar në rrugë dy vajza që dyshohen të jenë të mitura, me ç’rast shihet zyrtarja policore duke goditur njërën nga vajzat.
Në video po ashtu shihet se zyrtari tjetër policor vetëm qëndron duke e shikuar kolegen e tij.
Nuk dihet se për çfarë arsye janë ndaluar vajzat, e as arsyeja e reagimit të tillë nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Gjithashtu në video shihen edhe kalimtarë të rastit të cilët nuk reagojnë, ndërkaq policja vazhdimisht dëgjohet duke bërtitur, “Ti mu lopë a?”.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të kuptuar më tepër lidhur me rastin, por akoma nuk ka marrë përgjigje. /Insajderi.com