
Fillimisht e goditën me veturë, për ta rrahur pastaj me shkelma e grushte.
Një person, ka treguar se kështu i ka ndodhur të mërkurën, para dy ditësh, në Prishtinë, rreth orës 21:30, njofton Insajderi.
Siç shkruan edhe policia në raport, ai “fillimisht është goditur nga një automjet e më pas është goditur nga tre të dyshuar të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes”.
Ai ka pranuar tretman mjekësor dhe tash është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa forcat e rendit, rastin po e hetojnë si “vrasje në tentativë”.
Ende nuk dihet asgjë për sulmuesit./Insajderi.com