
Në 10 ditët e para të dhjetorit, Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 757 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, ndërsa ka dhënë rreth 300 vërejtje e këshillime për respektimin e tyre, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Vetëm në dhjetë ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po rrespektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 1757 gjoba dhe janë dhënë rreth 300 vërejtje e këshillime për respektimin e tyre”.
“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”, ka thënë ajo./Insajderi.com