Prishtinë: Vrasje brenda veturës – I dyshuari shtetas i huaj

Prishtinë: Vrasje brenda veturës – I dyshuari shtetas i huaj

Një person është vrarë gjatë mesdites së sotme në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se i dyshuari për vrasje dhe viktima ndodheshin në të njëjtën veturë.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”, ka thënë Borovci.

Ai tutje ka shtuar se deri më tani është arritur të identifikohet i dyshuari i mundshëm, i cili është shtetas i huaj dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij”, përfundon Borovci. /Insajderi.com