Prishtinë: Zjarr në një objekt

Prishtinë: Zjarr në një objekt

Një objekt në rrugën “17 shkurti”, në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Insajderi-n, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, tha ai.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, përfundoi Boroci. /Insajderi.com