Priten vendime të reja – rigoroze – nga qeveria kundër COVID-19

Priten vendime të reja – rigoroze – nga qeveria kundër COVID-19

Për shkak të numrit të madh të rasteve me virusin COVID-19, Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendime rigoroze.

Burime të Gazetës Online Insajderi brenda Qeverisë së Kosovës njoftojnë se në mbledhjen e sotme do të vendoset për masa të rrepta që përfshijnë edhe kufizim të lëvizjes.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vetëm të enjten ka regjistruar 661 raste pozitive, derisa kanë ndërruar jetë gjashtë persona.

Ndërsa deri më tash në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur 720 veta.

Nga ora 16:30 Komiteti për vlerësimin dhe kordinimin e situatës rreth Covid-19 mban takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend. /Insajderi.com