Priten zhvillime të martën: Borrell takon në mëngjes Kurtin e Vuçiqin, e pasdite Bidenin

Priten zhvillime të martën: Borrell takon në mëngjes Kurtin e Vuçiqin, e pasdite Bidenin

Të martën në Bruksel do të mbahet takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Insajderi.

Siç raporton media serbe “Tanjug” duke iu referuar burimeve në Bruksel,”nëse shfaqet nevoja për çfarëdo arsye eventuale gjatë takimit të së martës, shefi i diplomacisë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell do të konsultohet me presidentin amerikan, Joe Biden”.

Ky medium raporton se takimi Kurti-Vuçiq zhvillohet të martën në orën 8:30 të mëngjesit, dhe ndërmjetësohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.

Borrell më pas siç raporton “Tanjug” të njëjtën ditë më vonë do ta takojë presidentin amerikan, Joe Biden./Insajderi.com