Pritet orë policore për disa qytete

Pritet orë policore për disa qytete

Qeveria Hoti ka prezantuara masat e reja anti-COVID, që përfshinë edhe orë policore në disa komuna të vendit.

Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj dhe të tjera, gjenden në zonën e kuqe për shkak të numrit të madh të infeksioneve.

Në rast se masat e reja votohen në mbledhjen e Qeverisë, atëherë nga ora 19:00 në këto qytete përfundon çdo aktivitet ekonomik dhe fillon ora policore, njofton Insajderi.

Kreu i ekzekutivit, tha se janë të detyruar për vendime të tilla pasi situata është shqetësuese, duke e krahasuar edhe me kohën e luftës.

“Të premten në ora 19:00 fillon mbyllja e komunave që janë në zonë të kuqe. Gjatë ditës mund të ndodhë aktiviteti ekonomik, por me masa strikte. Masat që do t’i ndërmarrim do të jenë sipas ligjit”, tha kryeministri.

Ndërkohë janë paralajmëruar edhe dënime të rrepta për të gjithë bizneset të cilët nuk respektojnë këto vendime qeveritare.

Urdhërat hynë në fuqi menjëherë pasi masat e reja të votohen në kabinetin qeveritar të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Në rast se rregullat e reja anti-COVID jetësohen atëherë të premten nga ora 19:00 fillon zbatimi i tyre. /Insajderi.com