Pritet të filloj seanca ndaj “Syrit të popullit”

Pritet të filloj seanca ndaj “Syrit të popullit”

Janë sjellë në gjykatë në këto momente të akuzuarit e “Syrit të Popullit”.

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të mbahet seanca fillestare  ndaj dhjetë të akuzuarve  të organizatës “Syri i popullit”.

Kjo seancë nuk ishte zhvilluar më 29 mars, për shkak se kishte munguar njëri nga të akuzuarit në këtë rast, Bajrush Konjusha.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë dhjetë të dyshuarve si pjesë e organizatës “Syri i popullit” në muajin shkurt. Të akuzuar janë Murat Jasharit, Sadri Ramabaja, Bajrush Konjusha, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Rexhep Topllana, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha.

Ata ngarkohen me veprat penale hakmarrje në ndihmë, dhunim, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

InDoks, emisioni dokumentar prodhim i Insaderit për RTV Dukagjini, në dy pjesë ka trajtuar temën e oragnizatës “Syri i popullit” dhe gjithçka rreth saj.

“Patriot të çmendur” pjesa e parë. 

“Patriot të çmendur” pjesa e dytë.