Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi të martën në mëngjes se pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Mërdarë janë 30-40 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë 15-20 minuta.
Ndërsa, për të dalë nga Kosova përmes Vërmicës dhe Jarinjes duhet të prisni 5-10 minuta.
Në pikat tjera kufitare për ta lëshuar Kosovën s’ju duhet të prisni më shumë se 5 minuta.
Ndërkaq, për të hyrë në Kosovë, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë 3-5 minuta./Insajderi.com