Pritje deri në pesë orë në Merdarë për të dalë nga Kosova

Pritje deri në pesë orë në Merdarë për të dalë nga Kosova

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në disa pika kufitare janë shkaktuar pritje të gjata për të dalë nga Kosova.

Sipas të dhënave, pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, janë deri në pesë orë dhe kolonat janë të gjata deri në 2.5 kilometra.

Kurse, në pikat kufitare në Jarinjë dhe Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në dy orë, ndërsa kolonat kanë arritur deri në një kilometër./Insajderi.com