Pritje deri në tri orë në Merdarë – Sugjerohet t’i shfrytëzoni këto dy pika kufitare

Pritje deri në tri orë në Merdarë – Sugjerohet t’i shfrytëzoni këto dy pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në pikën kufitare në Merdarë janë tri orë, përcjell Insajderi.

Ndaj, kjo qendër ka bërë thirrje që të shfrytëzohen pikëkalmet kufitare në Mutivodë dhe Jarinje, ku pritjet zgjasin 5-10 minuta.

“QKMK ju njofton, aktualisht pritjet në PKK Merdarë, në hyrje/dalje janë 180 min, ndërsa në PKK Mutivodë dhe Jarin janë 5-10 min, andaj mund të shfrytëzoni këto dy PKK për hyrje/dalje në/nga Kosova! Shmangeni pritjet e gjata! Rrugë të mbarë!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mërgimtarë të shumtë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Kosovë.

Numri i tyre është shumëfishuar pasi që një pjesë e tyre nuk kanë mundur që të vijnë vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Disa prej tyre tashmë kanë përfunduar pushimet në Kosovë dhe po kthehen në vendet ku jetojnë./Insajderi.com