Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka arritur në Turqi për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili mori besimin e qytetarëve edhe për një mandat.
Thaçi ka arritur në Turqi me aeroplan special, ku është pritur edhe nga garda ceremoniale dhe një delegacion i gjerë turk.
Për më tepër, presidenti i Turqisë, Erdogan, mori shumicën e votave në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në këtë shtet, duke e fituar postin e presidentit edhe për një mandat.
Ceremonia e inaugurimit do të mbahet pasi Erdogan paraprakisht të japë betimin në kuvendin turk. Pas ceremonisë, presidenti Erdogan do të shtrojë një dark për liderët mysafirë. Po ashtu, përmes një konference për media, Erdogan do të shpalosë edhe kabinetin presidencial.
Për këtë ceremoni ka arritur në Turqi edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ndryshe, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare.
Thaçi mbërrin në Turqi për pjesëmarrjen në inagurimin e Erdoğanit
Thaçi mbërrin në Turqi për pjesëmarrjen në inagurimin e Erdoğanit http://v.aa.com.tr/1198635
Posted by Anadolu Agency Shqip on Monday, 9 July 2018