Pritje të gjata nëpër pikat kufitare

Pritje të gjata nëpër pikat kufitare

Është e vështirë të hyni e të dilni nga Kosova në këto ditë, pasi pritjet janë të mëdha.

E kjo si rezultat i pushimeve verore, ku shumë bashkatdhetarë vinë në Kosovë, po ashtu shumë kosovarë kalojnë pushimet nëpër vendet fqinje.

80 minuta po raportohen të jenë pritjet në pikën kufitare ne Jarinje.

Ndërsa, në “Dheun e Bardhë” deri në 40 minuta është pritja në hyrje si dhe në dalje deri në pesë minuta.

Në pikën kufitare në Merdare për të hyrë në Kosovë duhet të pritni deri në 50 minuta, kurse për të dalë deri në 35 minuta.

Qytetarët shpesh ankohen për vonesa gjatë hyrjes e daljes nëpër pikat kufitare. /Insajderi.com