Pritjet kufitare në Merdarë deri në dy orë e gjysmë

Pritjet kufitare në Merdarë deri në dy orë e gjysmë

Pikëkalimi kufitar i Merdarës vazhdon të mbetet më i ngarkuari edhe kur vendkalimet tjera kanë kolona të shkurtëra të pritjeve për hyrje-dalje në territorin e Kosovës, njofton Insajderi.com.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pritjet për të dalë nga Kosova përmes kufirit të Merdarës janë dy orë deri në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona në këtë pikë kufitare është e gjatë 1,100 metra.

Teksa në pikat kufitare të tjera të Kosovës sot në mëngjes pritjet nuk janë të gjata

Për të dalë përmes kufirit të Jarinës pritja është 10 deri në 15 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 20 metra.

Në pikëkalimin kufitar të Muçibabës pritjet janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa nuk ka fare kolonë.

Në të gjithë pikat tjera të kalimeve kufitare të Kosovës nuk ka ngarkesë pasi pritjet janë 3 deri në 5 minuta. /Insajderi.com