Privatizimet: 50 hektarë tokë u shitën vetëm nga një euro ari nga AKP-ja

Privatizimet: 50 hektarë tokë u shitën vetëm nga një euro ari nga AKP-ja

Ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka treguar arsyen e largimit nga ky bord.

Ai tha se Pesëdhjetë hektarë tokë të pronës shoqërore janë shitë vetëm nga një euro ari në Agjencinë Kosovare e Privatizimit, njofton Insajderi.

Këto deklarata ai i bëri gjatë intervistimit nga deputetët e Komisionit Parlamentar për Privatizimin.

AI tha se në këtë pozitë “kishte shkuar me synimin për të krijuar një transparencë të plotë, por që kishte hasur në vështirësi”.

Por, sipas tij, privatizimi me çmime tejet të ulëta ishin shkaku i dorëheqjes. /Insajderi.com