Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se janë arrestuar tre persona me iniciale G.P, S.S dhe B.S
Ata janë pronarë të kompanive “NABS”, dhe “CONS ENG”.
Në njoftim për media të Prokurorisë, thuhet se të arrestuarit akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.
Ky zhvillim erdhi pasi Rrjeti i Organizatave Joqeveritare, “AVONET”, ka publikuar një deklaratë për media rreth procesit të aktivitetit të prokurimit “Instalimi i ndriçimit”.
“Prokurori i Shtetit, sipas detyrës zyrtare, ka ndërmarrë veprime hetimore për grumbullimin e informacioneve duke siguruar dosjen e tenderit dhe pas intervistimit të të dyshuarve, të njëjtit janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Insajderi.com