Prizren: Dy persona lëndohen rëndë pas rrahjes brutale ndaj tyre

Prizren: Dy persona lëndohen rëndë pas rrahjes brutale ndaj tyre

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që është ushtruar ndaj tyre.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, dy viktimat, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i huaj, kanë raportuar se janë rrahur nga disa persona të panjohur, prej të cilëve është arritur të identifikohen dy të dyshuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:10, në komunën e Prizrenit.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit kujdestar, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Prizren 20.07.2020 – 13:10. Dy viktima meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i huaj, raportojnë se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se i kanë sulmuar fizikisht viktimat e lartëcekura. Pas intervistimit të të dyshuarve , me vendim të prokurorit kujdestar, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com/