Prizren: Dyshohet se polici e vrau vajzën më pas veten

Prizren: Dyshohet se polici e vrau vajzën më pas veten

Dyshohet se zyrtari policor i vrarë sot në Prizren fillimisht ka vrarë vajzën e tij e më pas veten, transmeton Insajderi.

Sipas raportimeve nga mediet lokale në Prizren, polici tashmë i ndjerë aktin e ka kryer me armën zyrtare të Policisë.

Një vrasje e dyfishtë që ka ndodhur sonte e ka tronditur këtë vend.

Ndërkaq, viktima e këtij rasti siç është konfirmuar më herët nga Policia e Prokuroria, janë babai polic dhe e bija e tij.

“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent. Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin”, kanë thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani për Gazetën Online Insajderi.

Inicialet e policit mësohet të jenë S.M rreth 50 vjeç, ndërkaq bija e tij raportohet se është rreth të 20-tave.

Në vendin e ngjarjes po vazhdojnë të qëndrojnë forca të shumta të policisë. /Insajderi.com