Në Prizren ndërsa një person po voziste një automjet BMW pa rarga ka humbur kontrollin e drejtimit duke e goditur një këmbësor.
Ngjarjen e ka raportuar Policia e Kosovës në raportin ditor.
“Zhur, Prizren 23.06.2020-23:35. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin BMË pa targa humb kontrollin ndaj automjetit me ç ’rast godet këmbësorin- viktimën mashkull i cili ishte në trotuar dhe dy automjete të cilat ishin të parkuara ku njëra nga veturat nga goditja përplaset ne rrethojat e Shtëpisë se kulturës. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është duke u trajtuar ne repartin e ortopedisë “, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/