
Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se është kërcënuar nga reja e saj, njofton Insajderi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 18:10.
Rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është kanosur nga reja e saj e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com