Prizrenasi lajmëron rrejshëm se ishte rrëmbyer

Prizrenasi lajmëron rrejshëm se ishte rrëmbyer

Në Prizren dje pasdite, policia ka evidentuar një rast të lajmërimit të rremë.

Policia raporton se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi i njëjti me qëllim që t’i detyronte familjarët e tij të paguanin një shumë parash, kishte raportuar rrejshëm në polici se ishte rrëmbyer.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e pilicisë.