
Qirinj të ndezur janë vendosur në kalldrëmin e Shatërvanit, pak metra larg vendit ku dje humbi jetën 3 vjeçarja Xheneta, pas shembjes së murit të një shtëpie të vjetër.
Qirinjtë janë ndezur për të kujtuar vajzën e cila dje padrejtësisht humbi jetën pasi duke lozur, muri i shtëpisë të cilën Komuna e Prizrenit është dashur ta sigurojë, është rrëzuar pas reshjeve të shiut.
Xheneta gjeti vdekjen teksa nëna dhe motra e saj 10 vjeçe u lënduan gjithashtu. Qytetarët e Prizrenit, kanë organizuar edhe një ngjarje në Facebook. Fotot janë dërguar nga Diellza Kryeziu.