Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës është duke u inpektuar kanali i Iber Lepencit.
Kjo për shkak të problemeve me turbullirat e ujit dhe reduktimeve në disa pjesë të Mitrovicës dhe Komunës së Vushtrrisë, njofton Insajderi.
Në njoftim bëhet e ditur se për rajonin e Mitrovicës turbullirat janë nga liqeni i vogël i Pridvoricës.
“Po ashtu, kryeshefi ekzekutiv i KRU ‘Prishtina’ Sokol Xhafa pati takim edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë zXhafer Tahiri me ç ‘rast, inspektoratet komunale do dalin në terren për të inspektuar në detaje kanalin për t’i eliminuar shkarkimet fushore në kanal. Veprimet tona karshi situatës së krijuar, në përmirësimin e gjendjes me turbullirë dhe furnizim janë të pashmangshme”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.com
Inspektim në kanalin e Ibër Lepencit dhe KRU ” Mitrovicë ”,
Prishtinë, 26 janar – Që nga orët e hershme të…
Posted by Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a on Tuesday, January 26, 2021