Problemet bilaterale nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociatore, thotë ambasadorja gjermane

Problemet bilaterale nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociatore, thotë ambasadorja gjermane

Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociatore dhe është në interesin thelbësor të Bullgarisë të mos bllokojë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, tha ambasadorja gjermane Anke Holshtajn në një intervistë për Radion Evropën e Lirë.

Duke komentuar memorandumin bullgar dërguar vendeve anëtare të BE-së, Holshtajn theksoi se Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të BE-së besojnë se çështjet bilaterale nuk duhet të përfshihen në kornizën e negociatave dhe se ato çështje duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale.

“Bullgaria i bëri këto kërkesa vendeve të tjera anëtare në fillim të gushtit. Sipas njohurive të mia, të gjitha vendet e tjera anëtare janë të mendimit se çështjet bilaterale nuk duhet të vendosen në kornizën negociuese dhe se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e lëvizjes evropiane në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Është në interesin thelbësor të Bullgarisë të mos bllokojë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në rajon”, theksoi ambasadorja gjermane.

Holshtajn shpreson që vendet anëtare do të arrijnë marrëveshje për kornizën negociatore dhe se mbajtja e sesionit të parë ndërqeveritar si një qëllim i përbashkët midis Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ndodhë në dhjetor.

“Në fushën e politikës së zgjerimit, mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, përkatësisht fillimi zyrtar i bisedimeve të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut është qëllimi ynë i madh, i cili është një qëllim i përbashkët si i Gjermanisë ashtu edhe i Maqedonisë së Veriut. Ne duhet të biem dakord brenda Bashkimit Evropian për kornizën negociuese që diskutohet aktualisht në Bruksel, kur të arrihet marrëveshje, ne mund të japim një datë për konferencën e parë ndërqeveritare dhe shpresojmë që ajo të ndodhë në dhjetor”tha Holshtajn në intervistën për Radion Evropa e Lirë. /Insajderi.com