Procedurat e Kosovës deri te anëtarësimi në INTERPOL

Procedurat e Kosovës deri te anëtarësimi në INTERPOL

Kosova sot do të jetë në rend dite për tu bërë anëtar i INTERPOL-it.

Veç Kosovës, për këtë pozitë do të aplikojnë edhe Kiribati dhe Vanuatu.

Në një postim në rrjetin social Tëitter, faqja e Interpolit ka sqaruar procedurat që do të jenë deri te vendimi final, transmeton Insajderi.

Fillimisht shteti kandidatë, duhet të aplikojë për tu anëtarësuar. Pastaj aplikimi dërgohet te Asambleja e Përgjithshme e Interpolit.

Kjo Asamble voton për antëtarësim ose jo. Shteti kandidat duhet të ketë 2 të tretat e votive të të gjitha shteteve, duke përfshirë edhe abstenimet.

Nëse aplikimi pranohet, atëherë shteti konsiderohet menjëherë si anëtar i INTERPOL-it.

Dje gjatë ditës në një deklarim publik, ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli është shprehur i bindur se Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate. /Insajderi.com