
Komuna e Dragashit ka njoftuar në Facebook se vendimi për mos mbajtjen e mësimit është marrë pas takimit dhe konsultimit që Task-forca në nivel të Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë komunë kishte me Task-forcën e shkollës dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së, njofton Insajderi.
“Nesër ndërpritet procesi mësimor në “Ruzhdi Berisha” në Dragash deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK që pritet të arrijnë nesër pasdite. Dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor. Gjithashtu ju njoftojmë se sot është bërë dezinfektimi i objektit “Ruzhdi Berisha”, thuhet në njoftim.
Komuna e Dragashit nuk ka dhënë më tepër detaje për rastet e dyshuara me koronavirus në shkollën “Ruzhdi Berisha”. Rastet e dyshuara me koronavirus, ndërpritet mësimi në një shkollë të Dragashit./Insajderi.com