Produktetet që vinë nga Serbia ndaj të cilave nuk vlen ndalesa prej 100%

Produktetet që vinë nga Serbia ndaj të cilave nuk vlen ndalesa prej 100%

Vendimi i sotëm i qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100% ndaj produkteve nga Serbia e Bosnje Hercegovina që importohen në Kosovë, bënë një përjashtim.

Sipas njoftimit nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndalesa nuk vlenë për brendet ndërkombëtare që janë të listuara në aneks.

Përveç kësaj, Haradinaj ka obliguar MTI-në të heqë nga tregu produktetet që janë në kundërshtim me emërimin zyrtar të republikës së Kosovës.

“Obligohet Ministria e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë po ashtu menjëherë”, thuhet në njoftimin e kryeministrit.