Profesor doktori që shkruan qindra “thënie të mençura”, por nuk i mjaftojnë për ta akredituar kolegjin privat

Profesor doktori që shkruan qindra “thënie të mençura”, por nuk i mjaftojnë për ta akredituar kolegjin privat

Profesor-doktori Agron  Beka që shkruan qindra “thinje të mençura” nuk i kanë mjaftuar për ta akredituar kolegjin e tij privat “Juridica”. Ai ka dështuar edhe në fillim të këtij viti që t’i akreditojë programet e kolegjit të tij privat.

Katër programe të kolegjit “Juridica” pronë e Agron Bekës, vetëm një kishte arritur të akreditohet, të tjerat kanë dështuar për shkak se nuk i kishin plotësuar kriteret.

Por përkundër kësaj Beka nuk i ka ndalur “thëniet e mençura”. Ai ka vazhduar edhe sot me thinje të tilla.

“Mbajtja e fjalës (mes miqve) është forma më e fuqishme e respektit reciprok”, ka shkruar Beka sot në Facebook.

Por, profesor-doktori ishte përfshirë në një skemë të dyshimtë të avancimit të tij akademik në Universitetin e Mitrovicës, universitet ky që po ashtu nuk iu vazhdua akreditimi.

Dyshohet se avancimi i tij në Universitetin “Isa Boletini” përbën konflik interesi, pasi kryesues i Komisionit Vlerësues në zgjedhjen e tij si staf akademik në UMIB ishte Vesel Latifi, profesor dhe dekan në Kolegjin “Juridica”, themelues i të cilit është Agron Beka, për të cilin kishte raportuar Insajderi muaj më parë.

Insajderi kishte siguruar raportin e Komisionit Vlerësues për Zgjedhjen e Stafit Akademik, të 15 shtatorit 2015, në të cilin Vesel Latifi si kryesues i këtij komisioni dhe dy anëtarët e tjerë: Enver Hasani dhe Haki Demolli, kishin vendosur për avancimin e Agron Bekës në Universitetin e Mitrovicës.

Në këtë raport, Komisioni i udhëhequr nga Vesel Latifi mori vendim që Agron Beka të zgjedhej si staf akademik në Universitetin publik të Mitrovicës. T’i jepej titulli i profesori asistentit në këtë universiteti dhe të ligjëronte disa lëndë në lëmine penale.

“Komisioni erdhi deri te ky propozim duke pasur per baze se kandidati Dr.Sc. Agron Beka, i ploteson te gjitha kushtet e parapara ne Statutin dhe Konkursin e Universitetit te Mitrovices ‘Isa Boletini’”, thuhej në raportin e Komisionit, të cilin e ka siguruar Insajderi.

Ndërkohë në fillim të këtij viti, ky kolegj arriti që të akreditojë vetëm një nga katër programet e saj. “Politikat publike dhe menaxhment” në nivelin Master ishte programi i vetëm që u akreditua në këtë kolegj privat./Insajderi.com