Profesori amerikan: Kurti të mos e pranoj Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Profesori amerikan: Kurti të mos e pranoj Asociacionin me kompetenca ekzekutive

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive është në dëm të Kosovës”.

Kështu është shprehur profesori në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben Meir, duke i sugjeruar kryeministrit Albin Kurtit që të rezistojë dhe të mos e pranojë të njëjtin.

Sipas tij, brenda territorit të Kosovës nuk mund të ketë Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv pasi një gjë e tillë do t’ia lejonte Serbisë të ketë fuqi ekzekutive mbi këto komuna.

Ai tutje ka deklaruar se kjo do të nënkuptonte dhënie e një territorit të Kosovës Serbisë.

“Mendoj se Kurti ka plotësisht të drejtë. Por, çdo Asociacion normal mes dy vendeve, mund të sjell normalizim të marrëdhënieve mes dy palëve, edhe pa fuqinë ekzekutive që do t’i jepej Serbisë mbi këto komuna. Kjo është e mundshme. Nuk do të thotë se duhet të jetë e tëra ose asgjë, por mund të jetë një lloj marrëdhënie e tillë, e cila do të siguronte se Serbia nuk do të ketë fuqi ekzekutive në këto komuna”, ka thënë Ben Meir për KosovaPress.

Profesori i njohur amerikan, ka komentuar edhe paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Ai ka propozuar që Serbia të ndjek shembullin e Gjermanisë për krimet ndaj njerëzimit, së pari të pranojë këto krime, e pastaj t’i dënojë përgjegjësit./Insajderi.com