
Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, ka komentuar tollovinë e krijuar gjatë së premtes para sallës “1 Tetori” në Prishtinë, nga qytetarët e moshës mbi 65-vjeçare të cilët po prisnin në radhë për t’u vaksinuar, njofton Insajderi.
Në një postim në Twitter, Ben Meir ka thënë se pamjet e tilla janë tronditëse.
Ai ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, për siç ka thënë ai, dështim në procesin e vaksinimit.
“Është tronditëse të shohësh qindra të moshuar të grumbulluar së bashku në Kosovë, duke pritur për orë të tëra për të marrë vaksinën e tyre COVID-19. Kjo është një pamje e qartë e dështimit të qeverisë për të trajtuar siç duhet procesin e vaksinimit”, ka shkruar profesori amerikan./Insajderi.com