Profesori i akuzuar për ngacmim seksual: Po shantazhohem

Profesori i akuzuar për ngacmim seksual: Po shantazhohem

Akuza për ngacmim seksual nga një studente, ka bërë që profesori i Mjekësisë, Milaim Sejdini të mos avancohet nga Senati në mbledhjen e sotme.

Vetë profesori Sejdini në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se këto akuza janë të qëllimshme.

Ai ka thënë se specializantja po tenton ta shpëtojë nga burgu burrin e saj, i cili e kishte sulmuar fizikisht profesorin Sejdini.

“Njeriu askund nuk akuzohet pa pasur, dëshmi. Landa është në procedurë, ju duhet ta dini se nuk ka as edhe një presje të vërtetë. Janë akuza të qëllimshme nga personi i caktuar që është specializante, e cila nuk ka dijeni që të mund ti kalojë kollekfiumet, pasi është mjaft e dobët dhe për shkak që e ktheva në kollekifium, e dini rastin që burri saj më sulmoi fizikisht dhe tash ndaj tij është ngritur procedurë nga Policia, pra procedurë gjyqësore ku i kanoset suspendim nga puna ose burgim. Dhe kjo është sigurisht  në marrëveshje me burrin por edhe me persona tjerë, ta shpëton burrin nga akuzat dhe burgu dhe të mundohet që të formojë komision të gjejë mënyra që të jap provimin”, ka thënë Sejdini.

Tutje ai këto akuza i ka vlerësuar si shantazhe të qëllimshme, duke shtuar se “është njeri që e kryen punën me nder”.

Thotë se po e pret vendimin e prokurorisë, për të vazhduar me proceudra tjera ndaj personave që po e akuzojnë.

“Shumë shpejt në prokurroi jemi thirr edhe unë edhe dëshmitarët tjerë, dhe do ta japin vendimin e tyre final dhe atëherë do të mundemi të bisedojmë për çdo gjë. Por vetëm duhet ta dini që nuk ka asgjë, është shantazh i qëllimtë pasi te unë nuk kanë çasje të bëjnë dallavere lart e poshët, e kryej me dinjitet punën time, dhe njerëzit kur e kryjnë punën me nder duan të ju bëjnë pengesa.  Unë pres vendimin e prokurorisë, dhe ndaj të gjithë personave që kam akuza do të ngrijë procuedra gjyqësore dhe pastaj le të mbahet në përgjegjësi secili. Fare fare as që më bëhet vonë se e di kush jam dhe çka jam, këto janë shantazhe të qëllimta”, deklaroi profesori Sejdini për Insajderin.

Në mbledhjen e sotme të Senatit të UP-së, dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka tha se profesori i plotëson kushtet për avancim.

Por një vendim i tillë nuk u morr, derisa të sqarohet çështja e akuzave për ngacmim seksual.

“Profesori Milaim Sejdini i plotëson të gjitha kushtet formale për avancim. Kam pasur një informatë sepse profesori është edhe drejtor i një klinike stomatologjike dhe një kandidate për specializante ka parashtruar ankesë për ngacmim seksual nga ky kandidat dhe bashkëshorti i saj i cili është staf profesional ka sulmuar profesorin në vendin e punës. Profesori e ka mohuar një deklaratë të tillë por organet e rendit janë duke u marrë me këtë çështje”, ka thënë Manxhuka.

Milaim Sejdini veç akuzave për ngamcim seksual, ishte akuzuar edhe për plagjiaturë.

Një denoncim të tillë ia kishte bërë ish-ministrja, Albena Reshitaj duke aluduar se profesori ia ka marrë një pjesë të punimit shkencor. /Insajderi.com