Profesori i UP-së denoncon kërkesat për seks ndaj një vajze për vazhdim kontrate në sektorin publik

Profesori i UP-së denoncon kërkesat për seks ndaj një vajze për vazhdim kontrate në sektorin publik

Profesori Universitar në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, Ardian Gola, ka rrëfyer një rast që ka të bëjë me vazhdimin e një kontrate pune në këmbim të marrëdhënieve seksuale, shkruan Insajderi.

Gola ka shkruar në Facebook se një mike e tij i ka treguar sesi asaj si kushtëzim për vazhdim të kontratës, ka qenë kryerja e marrëdhënieve seksuale me personin që e ka punësuar.

“Njeriu i cili i kishte ndihmuar të punësohej, e i cili aksidentalisht është në pushtet, sepse në rrethana normale pozita meritore e tij nuk do të shkonte pertej çobanit, fillon e bëhet gjithnjë e me eksplicit në kushtëzimin seksual të vazhdimit të kontratës”, ka shkruar Gola.

Profesori unversitar ka shkruar se mikja e tij i ka thënë se tashmë disa femra të tjera, janë pajtuar me këtë fat dhe se ato ofrojnë favore seksuale për njerëzit e pushtetit, qoftë për mbijetesë apo sipas tij, për një jetë më luksoze.

“Me fjalë të tjera, pushtetarët, kuptohet jo të gjithë, janë të përfshirë në prostitucion modern. Për “bosat” e sektorit privat, mos të flasim”, shkruan më tutje Gola./Insajderi/