Profesori nga Mitrovica, Jerry X. Mitrovica është pjesë e Universitetit të Harvardit në vitin 2009 si profesor i Gjeofizikës.
Puna e tij fokusohet kryesisht në përgjigjen e Tokës ndaj forcave të jashtme dhe të brendshme në distancë kohore nga disa sekonda deri në miliarda vjet.
Mitrovica ka shkruar gjerësisht mbi tema që lidhen me stabilitetin e rrotullimit të Tokës dhe planeteve të tjera, gjeodinamikës ndërsa me theks të veçantë ka shkruar lidhur me ndryshimet klimatike dhe ndryshimin e nivelit të detit, transmeton Klan Kosova.
Jerry X Mitrovica është i afërm i Dr. Xhelal Mitrovicës, një nga gazetarët më të njohur.
Dr. Xhelal Dervish Mitrovica ishte orator e poliglot që mahniste me dijet dhe kulturën, një ndër gazetarët më të njohur në kohën e vet.
Ka qenë sekretar i “Lidhjes Popullore Shqiptare” themeluar në gusht të vitit 1941 në Mitrovicë, nëpunës i përgjithshëm me shërbim në Prizren (korrik 1941), drejtor i Radio Prishtinës, pjesëmarrës në Lidhjen e Dytë të Prizrenit (shtator 1943), sekretar i Komitetit (KEP) i zgjedhur në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 6 tetor 1943, deputet i Mitrovicës në Parlamentin e Shqipërisë (18 korrik – 28 gusht 1944), njëri ndër gazetarët më të sprovuar e më të mirë të kohës, bashkëpunëtor në të përkohshmet “Kosova”, “Lidhja e Dytë e Prizrenit”, “Bashkimi i Kombit”, Koha e Jonë”, drejtues i gazetave “Vatra Shqiptare” dhe “Buletini i Lidhjes së Shqiptarëve në Australi” etj.
Ndryshe, nesër shënohet 100-vjetori i lindjes së atdhetarit dhe intelektualit, Xhelal Mitrovica. /Insajderi.com