Profesori tregon skenarin: Ja si mund të sulmohet Shqipëria nga Irani

Profesori tregon skenarin: Ja si mund të sulmohet Shqipëria nga Irani

E gjithë bota i ka sytë te përplasja e fortë mes Iranit dhe SHBA-së, ndërkohë që liderët e rëndësishëm botërorë kanë nisur përpjekjet për shmangien e përshkallëzimit të situatës.

Në këtë konflikt është përmendur edhe Shqipëria, si vend mbështetës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo situatë ka sjellë debate të forta në “Open” në Top Channel, teksa po flitet nëse Shqipëria është e rrezikuar nga sulmet e Iranit.

“A ndihet Shqipëria e rrezikuar nga sulmet e Iranit dhe si mund të sulmohet”, ishte pyetja e Eni Vasilit drejtuar pedagogut Enri Hide.

Hide tha se Shqipëria është e rrezikuar nga sulmet e Iranit qëkur mori përsipër të mikpresë opozitën iraniane.

“Shqipëria mund të sulmohet nëpërmjet sulmeve të drejtpërdrejta terroriste. Nëpërmjet Bashkëpunimit me krimin e organizuar, që ka pasur prova reale se krimi i organizuar në Ballkan ka bashkëpunuar me vepra dhe organizata terroriste

Nëpërmjet sulmeve kibernetike, si dhe me atë të mediave dhe atyre që quhen fake news”.