
Ligjëruesi i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, ka thënë se Erdogan nuk po reagon për gjykimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse sipas tij “nuk dëshiron ta shqetësojë” Vuçiqin.
Ai tha se Turqia po i shet drone luftarake Serbisë, ndërsa Kosovës siç i quajti ai “dokrra fetare dhe osmane”, njofton Insajderi.
“Pse Erdogani se tha një fjalë për dërgimin e presidentit të Kosovës dhe të tre krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë? Nuk është e vështirë të kuptohet: nuk do ta shqetësojë Vuçiqin, të cilit po i shet drona luftarakë, dhe bizneset e mëdha që i ka në Serbi. Ai mendon: hajt se arnautët i rehatojë lehtë, duke u shitur dokrra fetare e osmane. Dhe deri me tani i ka dhezë bajagi mire”, ka shkruar Latifi. /Insajderi.com