
Profesori universitar i Sociologjisë, Ardian Gola, ka thënë se nuk do ta paguajë gjobën që e mori për shkak të mos-vendosjes së maskës.
E pranoi edhe burgun, por refuzon ta paguajë dënimin, njofton Insajderi.
“Hajdeni lirisht merremni n’burg për që po i paguaj këto tiketa kriminale të një qeverie të vetë deligjitimuar”, shkroi sociologu në Facebook
Sipas ligjit anti-COVID çdo qytetar që gjendet në ambient të hapur duhet ta bartë maskën.
Por, Gola tha se këto rregulla s’kanë bazë shkencore, madje ato nuk i respekton as kryeministri, Avdullah Hoti.
“Ai dil në Germa pa maskë nëpër kohë të frekuentueseje vet i treti ose i katërti ndërkohe që unë duke ecur i vetëm me bart maske e me ia vështirësu vetit frymëmarrjen, le ta harrojë! Ndërkohë, njerëzia duke pirë kafe anash nëpër lokale as një metër larg njeri-tjetrit”, tha Gola.
Ndërsa profesori universitar shtoi se “Koha për mosbindje qytetare aktive kurrë nuk ka qenë më e madhe”. /Insajderi.com