Profesori universitar: Vetëvendosje ka vetëvendosur të largohet nga radikalizmi i ditëve të para

Profesori universitar: Vetëvendosje ka vetëvendosur të largohet nga radikalizmi i ditëve të para

Ligjëruesi i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, tha të premten se “Vetëvendosje ka vetëvendosur të përshëndetet përgjithmonë me radikalizmin e ditëve të para të saj”.

Kjo pasi subjekti që drejtohet nga Albin Kurti raportohet të ketë fshirë komunikatat nga viti 2005 e deri më 2014.

Krejt këtë Latifi e quan “retushim drastik të historisë”.

Lëvizja Vetëvendosje njihej për deklarata nga më të ndryshmet, disa prej të cilave vazhdojnë të përmenden nga kundërshtarët politik të LVV-së. /Insajderi.com

 

Posterat zgjedhorë të politikanëve plot buzagaz! A nuk është cinike dhe e pamoralashme t’i buzëqeshësh një populli të zhytur në izolim, në stagnim ekonomik dhe me të ardhme të paqartë?

Posted by Blerim Latifi on Friday, 5 February 2021