Profil | Kush është imami Behar Mjekiqi që thotë se shëron me Kuran ani pse BIK-u e ndalon këtë biznes?

Profil | Kush është imami Behar Mjekiqi që thotë se shëron me Kuran ani pse BIK-u e ndalon këtë biznes?

Kryetari i bashkësisë në Obiliq, Behar Mjekiqi e ushtron këtë profesion. InDoks ka tentuar që të realizojë një intervistë me të, por i njëjti nuk është pajtuar që të flas. Fillimisht ishte e zorshme që të kontaktohej me të, pasi që terminët ishin të zëna dhe duhej që të bisedohej me të përmes asistentëve të tij, por tutje ai nuk e mori një leje nga BIK-u për të folur para kamerës.

Behar Mjekiqi njihet edhe si ai imami që e kishte mundur në debat Burdushin. Derisa në publik nuk ka video të seancave të tij. Në fakt publikimi i videove të seancave nga mjekët popullor dhe imamët për psikologun Fitim Uka nënkupton shkeljen flagrante të të drejtave të klientit.

“Përveq faktit që e mashtron në aspektin e trajtimit dhe suksesit afatshkurtër, tregimi i evidencave të tjera ka të bëjë me shkelje flagrante për të drejtat e klientit që ekspozohet, rrezikon në humbje të konficiendalitetit për seancat që i bën, dalja në media e  humb konficendialitetin e që është pika kyçe e psikoterapisë”, ka thënë psikologu Uka.

Kryeimami Bekim Jashari ka thënë se qëndrimet e më hershme të Bashkësisë Islam të Kosovës(BIK) kanë qenë se imamët e saj nuk janë të lejuar që të merren me aktivitetin e ashtuquajtur shërim nga magjia.

“ Në vitin 2003-2004 ne kemi pasur një udhëzim nga kryesia e BIK që ka ndaluar që imamet të merren me këtë fushë, mirëpo BIK ka një udhëzim që e ndalon një gjë të tillë duhet ta përfillin edhe ata që veprojnë në salla e zyre”, ka thënë Jashari.

Por përkundët këtij vendimi imamët kanë hapur ordinanca që duhesh të presësh termin gjatë, për shkak të mbingarkesës me klientë, siç është ajo e Mjekiqit.

InDoks në këtë emision do të trajtojë këtë fenomen. Flasin njerëz që ishin të përfshirë në këtë fenomen. Ata që janë komplet kundër si dhe psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.