
Rexhep Taip Erdogan ka lindur më 26 shkurt të vitit 1954. Ai është Presidenti i 13 i Turqisë me fitoren e sotme. Erdogan është kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit.
Erdogani ishte futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv “Kasımpaşa”, në vitet 1969–1982.
Pas Grushtetit më 12 Shtator 1981, Erdogani u bë pjesë e Partisë Refah.
Në vitin 1994 Erdogani ishte kandidat për Kryetar Komune të Stambollit, ku në këto zgjedhje, u zgjodh Kryetar Komune të Stambollit.
Gjatë kohës së qeverisjes së tij si Kryetar Komune të Stambollit, ai luftoi për asgjësimin e kontrabandave në Stamboll.
Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt.
Duke braktisur politikën e hapur islame, Erdogani në vitin 2001 themeloi Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, me të cilën arriti që në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pothuajse pas një viti, të fitoj afro dy të tretat e vendeve në parlamentin turk.
Ndërsa gjatë viteve 2003 -2014 ka shërbyer si kryeministër i Turqisë.
Me të ardhur në pushtet, Erdogan ka shprehur haptas Politikën e Turqisë për Bashkimin Evropian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian, dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturave. Insistimet e Turqisë për të anëtarësuar në BE, bëri një përshtypje të re që Turqia u orientua kah Perëndimi.
Marrëdhëniet e Qeverisë së Erdoganit me Izraelin ishin të tensionuara, mbasi Izraeli vazhdonte një politikë kundër Palestinezëve. Në Panelin e Davosit të mbajtur në vitin 2009, Shimon Peres, President
Izraelit duke u drejtuar Erdoganit tha “Çfarë do të bënit ju, në qoftë se çdo natë ne Stamboll do të bëhej sulm me raketa”.