Profil| Ky është Richard Grenell njeriu i Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi

Profil| Ky është Richard Grenell njeriu i Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi

Richard Grenell është  ambassador në Gjermani kurse në Kosovë është i dërguari i Donald Trump për dialogun me Serbinë. Të dyja këto, janë punë të cilat i bënë për herë të parë. Nuk ka qenë kurrë ambasador e nuk ka negociuar asnjëherë mes dy shteteve.

Arritja më e madhe e tij në politikë ka qenë puna 8 -vjeçare si zëdhënës i SHBA-së në OKB. Kjo është periudha mes viteve 2001 dhe 2008 në kohën e administratës së presidentit Gjorgj Bush. Në 10 vitet e fundit të gjitha arritjet e Grenell deri tek zyra e presidentit amerikan kanë qenë të lidhura me kampanja politike e marketingu.

Pasi përfundoi punën si zëdhënës në OKB, Richard Grenell hapi kompaninë e tij “Capital Media Partners” që merret me kampanja ndërkombëtare politike e lobuese.

Historia personale e Richard Grenell është gjithcka impresionuese: ka mundur kancerin sëmundjen që shumë nuk mund ta kalojnë, ka deklaruar orientimin e tij seksual duke qenë krishter themelues i një organizate fetare “Asamblesë së Zotit në Amerikë” dhe pjesë e partisë Republikane. Në parti kjo i kishte kushtuar me dorëheqje por Grenell mbajti vetën gjallë publikisht duke u bërë komentator në kanalin televiziv FOX, duke u bërë sulmuesi kryesor i Obamës dhe përkarhësi më i dashuruar në Donald Trumpin.

Kur Donald Trump arriti të bëhëj  president i SHBA-së, Grenell nga adhuresi i Trump është zhvillua një Trump i Vogel.

Presidenti amerikan dërgoi Grenell në Gjermani në vendin me të cilin ka dy probleme: migrantët dhe biznesin. Në Gjermani, Grenell sulmon pikërisht në pikat për të cilat flet Trump dhe në stilin “ndërhyres direkt dhe pa mëshire” duke thyer rregullat e bontonit si ambasador. Por të gjitha japin efektin “Trump”. Këtë e bëri edhe në Prishtinë dhe Beograd. Pajtoj dy vendet për linja ajrore dhe hekurodhore. Kërkoi heqjen e taksës, nuk foli për dëme lufte.

InDoks në këtë episod do të shikojë mundësitë se cka mund të prodhojë një marrëveshje e negociuar me mendësi biznesi nga nje politikan i njohur si “Little Trump” një dialog mes dy vendeve që 20 vite më pare kanë pasur luftë të përgjakshme.