Profil | Legjendë e sportit dhe ambasadori më i sukseshëm i Kosovës, historia tjetër e Fadil Vokkrit

Profil | Legjendë e sportit dhe ambasadori më i sukseshëm i Kosovës, historia tjetër e Fadil Vokkrit

Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit.

 

Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.

Miroslav Blazhevic, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.

Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizani i Beogradit. Në atë kohë Fadil Vokrrit iu propozua të luante dhe për Dinamo e Zagrebit.

Në këtë periudhë (1984-1987) Vokrri isha anëtar i reprezentacionit shtetëror, për të cilin pati 12 paraqitje dhe 6 gola të shënuar. Nga këto ndeshje kujtoj ate të 14.10.1987, në stadiumin “Grbavica” të Sarajevës të cilën “të kaltërtit” e kishin fituar 3:0 përballë Irlandës Veriore , në të cilen une Fadil Vokrri kam pas shënuar dy super gola (12′ e 34′) dhe ka qenë futbollisti i ndeshjes, i tërë publiku në stadium thrriste emrin tim, që ta ekzekutoj atë penallti dhe të bëjë “heat-trick”, por, unë vet nuk kam dashtë që ta shutoj penalltinë, dhe mbeta me dy gola, ndërsa penalltinë e ka realizuar Faruk Haxhibegiç (74′)” .

Ndërsa në vitin 1990 deri 1992 Vokrri shijoj kampionatin turk duke qenë anëtar i Fenerbahçe .

Ndeshja Fenerbahçe – Vitoria Giumarech ishte zhvilluar në kuadër të xhiros së parë të Kupës së UEFA-së, edicioni 1990/1991, të cilën Fenerbahce, atëbotë e drejtuar nga trajneri holandez Guuss Hiddink, me portierin gjerman Toni Schumacher në portë, e Fadil Vokrrin në sulm, kishte fituar 3:0. Golin e parë e ka shënuar Vokrri në minutën 34. Në ndeshjen e kthimit përsëri ka fituar Fenerbahçe me rezultat 3:2. Edhe në këtë ndeshje përsëri ka shënuar gol Fadil Vokrri dhe përsëri golin e parë, në minutën e gjashtë.

Katër vitet e fundit të karrierës së tij aktive si futbollist, Fadil Vokrri përsëri i kaloj në Francë duke luajtur për Bourges (1992/93) dhe Montlucon (1993/95) ku edhe e ka përfunduar karrierën aktive si futbollist.

Fadil Vokrri i takon të ashtuquajturës “Gjenerata e Artë e Prishtinës” dhe nga po kjo gjeneratë si dhe nga shumë e shumë njohës dhe dashamirë të sportit në përgjithësi, e të futbollit në veçanti, Fadil Vokrri konsiderohet “legjendë e gjallë” e futbollit kosovar dhe futbollist që i kalon përmasat e një sulmuesi te zakonshëm.

Po thuaja se në çdo ekip ku ka luajtur Fadil Vokrri, ai e ka bërë një golashënues të dalluar, i cili këtë epitet e ka marr vetëm falë asistimeve të mrekullueshme që i ka bërë Fadili. Fundja bashkëlojtarët e Fadilit në sulm shpesh herë ishin gati krejtësisht të lirë sepse rreth Vokrrit gjithnjë ishin më së paku dy futbollistë, e shpesh herë edhe nga tre e katër.

Vokrri konsiderohet edhe sot si ambasadori më i Republikës. Ai ishte promotori kryesor, i ndjekur edhe nga bashkëpunëtorët e tij, që e futi Kosovën në stadiumet botërore, në UEFA e FIFA. Në një dokumentar për tëInDoks pati intervistuar edhe ŽeljkoPantić, që është një nga gazetarët më të njohur të futbollit në Serbi. Sidomos njihet si  gazetar i “Partizanit” dhe mbanë postin e redaktorit në TV Partizani. Ai ka ndjekur secilën lojë të Partizanit në gjysmë shekullin e fundit.

Në një dokumentar për të InDoks pati intervistuar edhe Zeljko Pantiq, që është një nga gazetarët më të njohur të futbollit në Serbi. Sidomos njihet si gazetar i “Partizanit” dhe mbanë postin e redaktorit në TV Partizani. Ai ka ndjekur secilën lojë të Partizanit në gjysmë shekullin e fundit.

“Fadil Vokrri ka luajtur për Partizanin përtej kufirit të dhembjes, ngjarja legjendare për të është se ai ka luajtur me katër brinjë të thyer në një prej ndeshjeve kyçe në fanellën e Partizanit. Lojtari i cili, mund të themi se ka qenë sulmuesi i vetëm nga Prishtina nga ajo pjesë e Jugosllavisë i cili ka lënë gjurmë serioze të ish Jugosllavinë dhe u bë pjesë e kombëtares e Jugosllavisë së atëhershme. Por, nëse shikohet në përgjithësi, ajo që është trashëgimia e tij, ajo që gjithmonë do të mbetet në kujtesë, është vetëmohimi i tij shumë i madh, një gatishmëri e madhe të vdes për Partizanin. Këndi im, eksperienca ime lidhur me Fadil Vokrrin është, praktikisht hera e vetme në fëmijërinë time kur e braktisa stadiumin e Cërvena Zvezdës me ndjenë të fitores”, është shprehur Pantiq.