Profil | Një jetë në ushtri, ky është Kadri Kastrati i ftuari tjetër nga Specialja

Profil | Një jetë në ushtri, ky është Kadri Kastrati i ftuari tjetër nga Specialja

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Kastrati që duhet të paraqitet në Hagë në javën e parë të muajit nëntor, nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar nga kjo gjykatë.

“Për hir të informimit të drejtë ju njoftoj se, kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë”, ka shkruar Kastrati më 17 tetor, ditën kur edhe e ka marrë ftesën, transmeton Insajderi.

Kush është Kadri Kastrati, i ftuari i radhës nga Specialja?

Kastrati jetën prej ushtaraku e kishte nisur shumë herët. Qysh nga koha kur ndoqi mësimet në shkollën e mesme ushtarake në Split të Kroacisë.

Gjatë luftës më 1998-99, ai ka qenë Zëvendëskomandant në Zonën Operative të Llapit (ZOLL).

Image may contain: 1 person

Pas luftës, më 1999 ishte emëruar  Shef i Departamentit të Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Këtë detyrë e kryen deri në vitin 2002, kur edhe emërohet Komandant i Zonës së IV-të në Mitrovicë.

Nga 2004 e deri më 2006, Kastrati ka qenë Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve në TMK.

Në dy vitet në vazhdim, më saktësisht 2006 – 2008, ka kryer detyrën e Këshilltarit Special të Koordinatorit të TMK-së.

Me themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vitin 2009, ishte emëruar Drejtor i Drejtorisë së Operacioneve (DO) në FSK, ndërsa, më 22 nëntor 2011, me vendim të Presidentes së Republikës së Kosovës, ishte emëruar Komandant i FSK-së, shkruan Insajderi.

Image result for kadri kastrati biografia

Por si u themelua Gjykata Speciale?

Kuvendi i Kosovës më 3 gusht miratoi me procedurë të përshpejtuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Miratimi u bë me shumicë votash por pa pjesëmarrjen e partive të opozitës të cilat bojkotuan punimet e Kuvendit.

Ligji për Gjykatën e Posaçme është hartuar nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë shumë pak nga vërejtjet e kërkuara nga Prishtina e që kishin të bënin me formulime ku ishte përfshirë edhe fjala gjenocid.

Gjykata Speciale në Hagë – deri më tash, ka ftuar për intervistim mbi 100 persona në cilësinë e të dyshuarve, por edhe dëshmitarëve – megjithëse ende zyrtarisht nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, shkruan Insajderi.

insajderi.com