
Një profil në Facebook me 5000 ndjekës në emër të Ukë Rugovës po e shpallë këtë të fundit kryeministër.
Në çdo fotografi që po e poston ky profil, po i referohet djalit të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova si kryeministër.
Në fotografinë e fundit, përshkrimi është:
“UKË I.RUGOVA
Kryeminister i Kosovës
Po Vjen Koha e Lidhjes Demokratike Kosovës
Së Qytetaret e Republikës Kosovës i Kanë Rrënjet Ke Tu Në Dardanin Antike.”

Edhe në biografinë e profilit, Rugova cilësohet kryeministër.

Nuk dihet nëse është profil zyrtar i menaxhuar nga vet Rugova, por ai ka numër të madh të miqëve dhe të ndjekësve.