Naser Sahiti do të jetë rektor i ri në Universitetin e Prishtinës.
Ai sot pas emërimit ka thënë për mediat se prioritetet e tij janë infrastruktura e Universitetit të Prishtinës dhe mos lejimin e ndërhyrjes së politikës në UP.
Kush është rektori i ri i Universitetit të Prishtinës?
Ai është profesor i rregullt i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe ligjëron në Departamentin e Termoenergjetikës dhe Energjisë së Ripërtrishme.
Sahiti ka qenë prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve. Mirëpo kishte dhënë dorëheqje dy vite më parë(2018), pasi kishte pasur mospajtime me ish-rektorin Marjan Dema.
Kurse, për një vit, gjatë periudhës 2013 deri në 2014 ka qenë prorektor për Buxhet dhe Financa në Universitetin e Prishtinës si dhe ushtrues i detyrës i rektorit të UP-së, pasi kishte dhënë dorëheqje, Ibrahim Gashi nga posti i rektorit. /Insajderi.com/