Programi i Qeverisë Kurti: 165 zotimet mes “ideales dhe të pamundurës”

Programi i Qeverisë Kurti: 165 zotimet mes “ideales dhe të pamundurës”

Instituti EPIK ka identifikuar 165 masa konkrete për të cilat është zotuar Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, në kuadër të programit të saj 2021-2025.

Sipas tyre, ky program është “mision i pamundur”.

“Kur kemi analizuar programin e Qeverisë Kurti 1 jemi dakorduar se titulli më i përshtatshëm do ishte ‘Mision i (pa)mundur’. Për arsye të njëjta sikur atëherë kemi vendosur që titullin të mbajmë edhe për këtë program qeverisës. Kjo pasi që programi i asokohe, dhe i sotmi, janë diku në mes ideales dhe të pamundurës. Programi përmban masat e duhura, pothuaj në çdo sektorë. Sidoqoftë, zbatimi i Programit do varet nga disa të panjohura. Si do të financohen të gjitha 165 zotime? A do të arrijë mazhoranca e re të vaksinoj 60% të qytetarëve deri fund 2021? A do të tregoj qeveria fuqinë e nevojshme politike për të çkapur shtetin nga grupet e fuqishme të interesit të cilat dëshirojnë të ruajnë status-quonë në shoqërinë tonë? Dhe paralelisht me gjithë këtë a do të arrij qeveria të avancoj dialogun me Serbinë?”, thuhet në njoftimin e EPIK-ut.

Programi prej 57 faqesh është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes. Programi identifikon dy prioritete afatshkurta (menaxhimi i pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike) dhe dy prioritete afatmesme (luftën kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike)./Insajderi.com

PROGRAMI I QEVERISË: 165 ZOTIME NË MES IDEALES DHE TË PAMUNDURËS

Qeveria e re e Republikes së Kosovës u votua me 22…

Posted by EPIK Institute on Monday, May 10, 2021